News That Matters

Vdes profesori dhe drejtor i shkollës “Skënderbeu” në Mitrovicë, Xhelal Tahiri

08/04/2022. 19:51
Sot ka vdekur profesori i nderuar në qytetin e Mitrovicës, Xhelal Tahiri.

I ndjeri ka kohë që ka qenë edhe drejtor i shkollës “Skenderbeu” në lagjen Vaganicë, ndësa vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin për vdekjen e profesori e ka dhënë familjari i tij, Izet Tahiri, përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Ne vërtet jemi të Allahut dhe padyshim se te Ai do të kthehemi.

Me pikëllim të thellë, njoftojmë se ka ndërruar jetë djali i Mixhës, Profesori Xhelal Tahiri.

Vëlla, u takfshum në botën tjetër, qofsh banor i Xhenetit!

Varrimi bëhet neser me Drekë në ora 13:00, në Shipol.

div.meta-author { display:none; }