
Sot ka ndërruar jetë prof. Ass. Dr. Sebahate Zeqiri.
Postimi i plotë:
Lajmi për vdekjen e hershme të Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri është një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Fakultetit të Mjekësisë dhe Katedrën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim të Fakultetit të Mjekësisë, në veçanti.
Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri ishte Fiziatër dhe profesoreshë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Degën e Mjekësisë së përgjithshme dhe Fizioterapisë në Fakultetitn e Mjekësisë.
Te gjithe ne, kolegët dhe studentët e saj, e kujtojme si një shembull i shkëlqyer, i një mjeke-fiziatër, profesoreshe të dashur dhe mbi të gjithash i një personi shumë të mirë, e butë dhe e afërt. Ajo dha një kontribut të çmuar në fakultetin e Mjekësisë dhe Shëndetësinë Kosovare.
Ne, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Mjekësisë ju shprehim ngushëllime të sinqerta, juve familjes së Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqirit.
Nuk keni humbur vetëm ju bashkëshorten, nënën dhe familjaren tuaj, por edhe i gjithë Fakulteti i Mjekësisë, një profesoreshë të çmuar.
E nderuar Prof. Sebahat u prehsh në paqë!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqirin!
Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu
Dekane