
03/10/2021 21:04
Një fëmijë rreth 10 vjeç ka humbur jetën mesditën e së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.
Anise u dërgua në emergjencën më të afërm të kësaj komune, aty shkoi pa shenja jete.
“Sot rreth orës 12:45 është sjellë në Urgjencë pacienti i moshës së mitur, fëmijë rreth moshës 10 vjeçare nga një familjar dhe një kalimtar i rastit. Ai ka qenë pa shenja jete, ndërsa ka pas një plagë në regjionin e fytyrës, më saktësisht në nofullën e poshtme me diametër 7 deri 10 mm”, tha Drilon Gashi, mjeku kujdestar në QKMF të Malishevës.
Në vendin e ngjarjes pos forcave policore, prezent ishin edhe njësiti i forenzikes dhe prokurori i rastin nga Rajoni i Gjakovës.
Aty u sekuestrua edhe një armë. Ndërsa, rasti është kualifikuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Ndërsa, nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se në trupin e fëmijës është gjetur një plagë afër fytyrës. Ajo dyshohet të ketë ardhur nga një armë zjarri. E njëjta sipas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë e babait të tij.
Vet babai i fëmiut i cili ishte në vend ngjarjes nuk pranoi të flas para kamerës për rastin.
Kurse, prapa saj tha se në momentet e fundit të djalit, ai ka qenë me axhën e tij.