News That Matters

Vdes mitrovicasi Shaban Kelmendi, njeriu që mundi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut

13/09/2021 11:56

Ka ndërruar jetë Shaban (Jashar) Kelmendi nga fshati Lipë i Mitrovicës.

Lajmin e hidhur për Mitropol e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do bëhet sot me namaz të Drekës në fshatin Lipë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike, të pame nuk do të ketë”, bëjnë të ditur familjarët.

Kelmendi ishte pensionisti i vetëm kosovar i cili paditi Serbinë në Gjykatën e Strasburgut për rikthimin e pensionit që ia kishte borxh Serbia, lëndë kjo të cilën e fitoi pas shumë vitesh mund më 2016, atëherë kur i ndjeri ishte në moshën 81 vjeçare.

div.meta-author { display:none; }