
27/02/2022
Gjatë mbrëmjes se sotme ka ndërruar jetë mësuesi, Nasuf Ahmeti.
Postimi i plotë:
NUK VDES MËSUESI
(Nasuf Ahmetit)
Seç më erdhi lajm i hidhur
Sa nuk doja hiç t’i besoja
Mori rrugën e përjetësisë
Mësuesi im i fëmijërisë
Ah, jo, nuk vdes Mësuesi
Ai përherë në zemra tona
Në klasë të pestë kujdestar
Libri “Bambi” dhuratë e parë
Si kolegë e bashkëveprimtarë
Mësymë dallgëve të trazuara
Bir ballisti e stërnip kapedani
Gur stralli përballë çdo tufani
Fjalëpakët me peshë guri
Edukator i brezave me radhë
Idealist sypatrembur vizionar
I pathyeshëm dhe ATDHETAR!
Galicë, 27 shkurt 2022