
13/08/2022. 23:00
Pas një semundje të rëndë ka ndërruar jetë ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së Lendita Fejzullahu. Lajmin për vdekjen e saj e kan bër të ditur veteranët e Mitrovicës përmes një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Nga një sëmundje e rëndë ka ndrruar jetë ish ushtarja e UÇK-së dhe FSK-së, Lendita Fejzuallahu.
Lendita Xhemjali Fejzuallahu, ishte e martuar në Bajgorë të Mitrovicës me ish ushtarin invalidin dhe veteranin e luftës së UÇK-së,dhe FSK-së, Hasim Fejzullahu.
Të nderuara Familje të Dëshmorëve, lnvalid dhe Veteran të Luftës së UÇK-së, të nderuar qytetarë.
Ju njoftojmë se nesër me datën 14.08.2022, e diel bëhet varrimi i veteranës së UÇK-së dhe ushtarës së FSK-së, bëhet në varrezat e të merituarve në Shpol të Mitrovicës me kohën e ( drekës ),
Në ora 12:45.
Ne do të jemi shumë mirënjohës e falënderues për kontributin, sakrificën qe dhënë për vendin Heroina jonë, do të ndihemi krenar për punën, guximin e treguar jo vetëm tani por edhe në kohën kur vendi kishte nevojë për tu çliruar një herë e përgjithmonë nga armiku shekullor siç është Serbia.
Ngushëllime familjes e bashkëluftëtarëve, të UÇK-së dhe FSK-së.
Qofsh banore e xhnetit, amin,🤲🤲🤲!