
06/06/2022. 23:03
Ka vdekur ish-basketbollisti i njohur kosovar, Agim Dushi.
Lajmin për vdekjen e Dushit e ka dhënë Federata e Basketbollit e Kosovës.
Dushi ishte basketbollisti i KB Elektrokosova në vitet 1970-ta e më pas gjyqtar shumëvjeçar i basketbollit në ligat e ndryshme të shtetit të atëhershëm federativ.
“Pas luftës, Dushi ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së. Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e FBK-së.