
23/01/2022 21:01
Sot ka ndërruar jetë gazetari Ilir Buçpapaj.
Iliri ishte një ndër gazetarët, skenaristët dhe dokumentaristët nga më të dalluarit të Televizionit Shqiptar.
Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka bërë miku i tij Asllan Bajrami.
Postimi i plotë:
Ilir Buçpapaj këtë të diel më 23 janar 2022 shkoj pranë Zotit.
Iliri ishte një ndër gazetarët, skenaristët dhe dokumentaristët nga më të dalluarit të Televizionit Shqiptar. Ilirin e njoha qysh herët në fillim të viteve ‘90-të. Interesimet e tij për zhvillimet në Kosovë dhe në përgjithësi për çështjen shqiptare u bën lajmotiv i krijimtarisë së tij televizive, të shpërfaqur në dhjetëra filma dokumentarë, telereportazhe dhe telekronika, qindra sosh.
Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar!