
26/04/2022
Dje u nda nga jeta mësuesi,këngëtari, folkloristi i shquar dibran dhe mbarë shqiptar Burhan Balla! Me humbjen e tij folklorit dibran ju këput një degë, kurse muzika shqiptare humbi një kolos të madh!
Drejtori i Ansamblit nacional të këngëve e valleve popullore shqipe në RMV, Shkodran Tolaj në emër të gjithë artistëve dhe administratës shprehë ngushellimet e sinqerta për familjen, shoqerinë dhe gjithë adhuruesit e artit shqiptar!
Burhan Balla do mbetet çdoherë në zemrat tona përmes artit që fali!
Me respekt dhe dhembje të thellë