
22/07/2022. 18:33
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë sot ka filluar me mbulimin e disa gropave me asfalt në segmentet e rrugëve të dëmtuara.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava, ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar për sanimin e rrugëve në qytetin e Mitrovicës.
Vlen të theksohet se rruga afër Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bedri Gjinaj” dhe rruga afër Gjimnazit “Frang Bardhi” janë ndër rrugët më të frekuentuara në qytetin e Mitrovicës andaj nga sot janë të sanuara.
“Vazhdimisht jemi duke punuar në punë konkrete të cilat janë zgjidhje për problemet e përditshme të qytetarëve”, është shprehur ndër tjerash drejtori Tmava.