News That Matters

Vazhdon aksioni “Brezovica 3”, bastisen 7 lokacione

16/03/2022. 10:10

Është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”, aktualisht janë duke u kontrolluar shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës, shkruan Paparaci.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar prokurori i çështjes Rasim Maloku.

Ai tha se akoma s’ka të arrestuar, pasi aksioni është duke vazhduar, dhe deri më tani nuk ka të arrestuar. Maloku ka bërë të ditur se janë bastistur 7 lokacione në rrethinën e Shtërpcës.

Ndryshe, më 3 mars, janë prangosur shtatë persona të dyshuar për këtë rast, tre ish- zyrtarë të Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër persona, pronarë të kompanive private.

Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021 dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”

Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

div.meta-author { display:none; }