
06/10/2021 14:18
Në prag të Samitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë.
Në këtë takim të familjes politike të social-demokratëve të Evropës u bë thirrje për dialog të fokusuar në arritjen e një të ardhmeje paqësore evropiane për Ballkanin Perëndimor.
Fryma dhe tradita evropiane e dialogut dhe solidaritetit është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe perspektivën evropiane në Ballkanin Perëndimor, u tha në takim.
Kryeministri Albin Kurti tha se që procesi i zgjerimit të BE -së duhet të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm