
23/11/2021 19:01
Janë duke vazhduar botimet dhe promovimet e enciklopedisë gjithkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut”, të ish-reporterit të UÇK-së, Afrim Mustafa.
Kjo Enciklopedi, e cila përfshin mbi 30 mijë fakte ,dëshmi,argumente dhe dokumente gjithkombëtare treshekullore të Atdheut tonë , tashmë ka marrë vlerësime të larta të personaliteteve me ndikim dhe me emër në jeten publike në Kosovë.
Ndërsa, në një promovim solemn, të mbajtur në Prishtinë dhe në Shkupë është folur për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo vepër madhore e autorit ,publicistit të mirënjohur të trojeve Shqiptare, Afrim Mustafa.
Kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari ,tha se Enciklopedia Gjithkombëtare “Bardhèsitē e Atdheut” ,ka peshè tè rèndesishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarin.