
Tërmeti që ndodhi në Turqi ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve, shkruan “Mitropol”.
Përveç vdekjeve aktualisht ka edhe shumë të plagosur e shumë persona vazhdojnë të mbesin nën gërmadha.
Aksionet e shpëtimit po vazhdojnë gjersa sot ushtarët e FSK-së shpëtuan një vajzë dy vjeçare.
Njëri nga ushtarët që mori pjesë direkt në shpëtimin e dy vjeçares është mitrovicasi Bujar Mangjolli.
Ai ishte edhe ushtari që e mbështjelli vajzën dy vjeçare me uniformën e FSK-së që mbante edhe flamurin e Kosovës.
Për më shumë ndiqeni videon në linkun: https://fb.watch/izPHAanrAG/?mibextid=UUgoR4