
11/03/2022 22:24
Sot në Skënderaj është mirëpritur Gjenerali Rrustem Berisha.
Kështu ka njoftuar Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
Lushtaku tregoi se Rrustem Berisha kishte shkuar në Skënderaj me qëllim që t’i bashkonte e t’i nderonte familjet e dëshmorëve nga rajoni i Drenicës.
Në shenjë nderimi gjenerali Berisha u dhuroi familjeve të dëshmorëve flamurin e Brigadës 138 të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Sot mirëpritëm në Skenderaj bashkëluftëtarin, ish-Komandantin e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Gjeneralin Rrustem Berisha. Rrusta si bashkëluftëtar e si Komandant në Koshare, erdhi në Skenderaj për të bërë bashkë e për të nderuar familjet e dëshmorëve nga rajoni i Drenicës, të rënë në atë betejë të lavdishme të luftës sonë çlirimtare.
Në shenjë nderimi e mirënjohje për familjet e dëshmorëve të luftës, të rënë në Koshare, Gjeneral Berisha u dhuroi flamurin e brigadës 138 të UÇK-së familjeve të dëshmorëve.
Lavdi përjetë të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
SL