News That Matters

USAID lavdëron Kosovën, Gërvalla: Pasojë e zgjedhjeve

05/02/2022 13:45

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është krenuar me punët e qeverisë në fushën e biznesit, pas një postimi të bërë nga administratorja e USAID-it, Samantha Power, e cila e lavdëroi Kosovën në këtë fushë.

Sipas Gërvallës, kjo vjen si rezultat i zgjedhjeve.

“Zgjedhjet kanë pasoja”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

“Kosova është e hapur për biznes! Vendi ka krijuar një Gjykatë Tregtare të specializuar për të menaxhuar në mënyrë të drejtë dhe të paanshme mosmarrëveshjet e biznesit. Trajtimi i korrupsionit tërheq investitorët ndërkombëtarë dhe përmirëson besimin e sektorit privat në gjyqësor, një lëvizje e madhe përpara”, ka shkruar në Twitter, administratorja e USAID, Samantha Power.

div.meta-author { display:none; }