News That Matters

UP-ja tregon kur do të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

08/07/2022. 22:49
Më 12 korrik hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universiteti e Prishtinës(UP).
Këtë e ka bërë publike vetë institucioni më i lartë i arsimit në vend.
“Të dashur maturantë. Njoftoheni që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të shpallë konkursin për pranim të studentëve të rinj më datë 12 korrik 2022”, thuhet në njoftimin e UP-së.
Gjatë këtij viti testi të maturës iu nënshtruan 22 mijë maturantë.

div.meta-author { display:none; }