
27/02/2022 23:23
*Nga Astrit Gashi
Të ndjekur…Të sharë..Sapo kishin pirë nga një gëllënkë guximi…Shtoheshin rradhët.Ishin dhjetë…U bënë 100, u bënë një mijë,u bënë 13 mijë…Presidenti ynë lutej të xhymave për lirinë e çlirimin…Dalszotësit i shkrepen plumbat mu në mes të Hartës së Serbisë…Adem Jashari e dergoi zërin e pushkëve përtej oqeanesh…Nuk na njihnin presidentin e komandantin e Kosovës në ardhje….
Eh në shqiptarët nuk u larguam asnjëher nga damka e zezë që Kaiserling-u i dikur na quan hajdutë fisnikë të përjetshëm”. Akuza është e rëndë, po të marrim parasysh se ishte një nga filozofët politikë më origjinalë e më të shquar të Gjermanisë pas luftarake. Prandaj gjykimin e tij duhet ta studiojmë me seriozitetin e duhur, me gjak të ftohtë dhe pa ndjenjën e një pseudo-patriotizme romantike, e cila nuk ka më vend në kohën e sotme. Vetëm duhët studim më kokë të ftohtë. Pa vlersuar dhe nderuar vetën tende dhe kombin tend nuk mund të vlersosh askend.
Sot na gjykohet lira e vlerat e luftës sonë , gjykohen tre shkronjat e arta që na sollën lirinë tonë kolektive. Madje pa fijë turpi ata që ishin në vijen e pare të fronit bejnë selfie si te dehur nga pushimet e tyre të mundesuar nga sakrifica e ketij populli!! Sot janë ata neser je ti…, gjeneral, veteran,politolog mund të qush veten si të duash por lufta jote ende ska mbaruar. Dje të njoha luftetar sot je dezertor….
Sot secili atdhetar dhe idealist ka plagë të hapur në trupin e tij. Sot ajo plagë po gjykohet në Hagë e sponsoruzuar nga Rusia dhe Serbia e mitatuar nga Këshilli i Europës.
Pra, kjo Evropë e votoi një raport të përbërë nga dezinformata ruse i bazuar nga media si Spotnik dhe Rusia Today që sot u ndaluan.. komedi tragjike…
Sot jam me popullin Ukrahinas sepse kujtoi dy dekata me parë Drenicën time i kuptoj se si vuajnë luftën, tmerrin dhe krimet e Putinit dhe aparatit të tij sundues por perendimi duhët të jëtë pergjegjes për vonesat për të armatosur Ukrainën të cilën e futi në rrugë pa krye.
Shkaktaret krysorë janë këshilli i Europës dhe presidenti i qmendur I Rusisë. Kush do të paditë Këshillin e Europës dhe Rusinë në tribunalin e Hagës që për intersa poltike përdorin popullin e Ukrahinës i cili paguan faturen për poltika te çmendura të tyre.
Stop Luftës!
Astrit Gashi është gazetar nga Kosova që jeton dhe vepron në Suedi.