
05/03/2022 16:08
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë sot ka shënuar 9 vjetorin e themelimit të tij, me ç’ rast Parlamenti Studentor kanë organizuar disa aktivitete për të shënuar këtë përvjetor.
Me ftesë të Parlamentit Studentor të këtij universiteti, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, sot kanë marrë pjesë në Panairin e Shkencës dhe Teknologjisë të organizuar në amfiteatrin e Universitetit të Mitrovicës.
Në fjalën e tij, nënkryetari, Arian Tahiri, ka përgëzuar të pranishmit për punën e mirë që janë duke bërë në UMIB, duke i njoftuar ata lidhur me memorandumin bashkëpunues i cili do të nënshkruhet mes Komunës dhe UMIB- it për mundësimin e praktikës me pagesë për studentët e këtij universiteti.