
29\03\2022 16:04
Ukraina ka thënë se do të miratojë statusin neutral, një nga kërkesat kryesore të Rusisë, në këmbim të garancisë për siguri, kanë thënë negociatorët e saj.
Statusi neutral do të nënkuptonte se Ukraina nuk do të bashkohej me asnjë aleancë ushtarake, si NATO-ja, ose baza ushtarake.
Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e mundshëm të sigurisë për Ukrainën.
Propozimet do të përfshijnë gjithashtu një periudhë 15-vjeçare konsultimi për statusin e Krimesë së aneksuar dhe do të hyjnë në fuqi vetëm në rast të një armëpushimi të plotë, tha Ukraina, shkruan BBC.