News That Matters

UEFA ia ndalon praninë në stadium tifozëve të Galatasarayt në ndeshjen me Lazion

11/11/2021 09:11

UEFA ua ka ndaluar tifozëve të Galatasarayt të udhëtojnë për ndeshjen e ekipit të tyre në Ligën e Evropës kundër Lazios në Stadio Olimpico.

Veprimi u ndërmor pasi u refuzua apelimi i Galatasaray-t kundër ndalimit me dy ndeshje për të pasur tifozë në ndeshjet jashtë fushe.

Pala turke u gjobit me 50 mijë euro për ndezjen e fishekzjarreve dhe hedhjen e objekteve gjatë ndeshjes së tyre kundër Olympique Marseille në Stade Velodrome më 30 shtator.

Ata gjithashtu u gjobitën me 8 mijë euro të tjera për aktet e dëmit të shkaktuar nga mbështetësit, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

Galatasaray aktualisht është në krye të Ligës së Evropës me tetë pikë, i ndjekur nga Lazio me pesë, Olympique Marseille me katër dhe Lokomotiv Moska me dy.

div.meta-author { display:none; }