
Në media sot u raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.
LEXO edhe:
Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë
Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.
Ai për Express, ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.
“Jo, nuk janë të vërteta. Janë gënjeshtra”, ka thënë Kurteshi.