
Në 83 vjetorin e lindjes u promovua libri për mësuesin, Met Durmishi.

Sot u bë promovimi i librit për të ndjerin Met H. Durmishi nga fshati Rakinicë i Skënderajt.
Në 83 vjetorin e lindjes, u promovua libri nga Prof.Dr Asllan Krasniqi dhe Reshit Gashi, që flet për monografinë e mësuesit drenicas, që edukoi shumë breza të rinjësh.



Në mesin e shumë të pranishmëve sot u kujtua jeta dhe kontributi i të ndjerit Muhamet Durmishi.
Falë punës së tij, sot Drenica dhe Kosova ka persona të arsimuar dhe atdhedashës.
Përveç si mësimdhënës, Met Durmishi, njihet edhe si një atdhetar dhe patriot i madh, që gjithë aktivitetin e tij e bëri në shërbim të vendit.

