News That Matters

U premtuan 19 ligje, u proceduan vetëm 6

10\04\2022 22:23

Në planin legjislativ parashihej për 30 mars, por as një javë më pas, qeveria nuk e ka ndërmend ta iniciojë projektligjin për paga.

Sipas Besnik Tahirit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ekzekutivi ka dështuar të çojë përpara edhe nisma të tjera ligjore me rëndësi.

Ndërsa Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kritika në aspektin sasior. Ani se në muajin shkurt u tejkalua plani, Yll Zekaj thotë se ai ngeci në mars, pasi u aprovuan vetëm gjashtë projektligje, nga 19 sa ishin të parapara.

Në anën tjetër, qeveria në përgjigjen për televizionin tha se ka përkushtim në përmbushje të planit, teksa përmendi rekordin e vitit të kaluar, kur u miratuan 119 projektligje.

Për këtë vit, ekzekutivi ka paraparë procedimin e 133 projektligjeve. Një pjesë janë të trashëguara nga viti i kaluar.

div.meta-author { display:none; }