
13/09/2021 11:16
Të shtunën në Gross-Gerau (D) – Gjermonis është mbajtur Kuvendi i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, ku pjesamrrës në këtë kuvend ishin rreth 150 mjeke dhe mjekë shqiptarë që punojnë në këtë vend, trasmeton “Radio-Ylberi”.
Në këtë kuvend u bë prezantimi i punës dhe u bë rizgjedhja e drejtuesve , Kryetarja Dr. Marsela Ceno dhe Nënkryetari Dr. Ardian I. Mustafai.

Ndërsa,Nazmi Jakurti,Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë,u shpreh i nderuar që pas një bashkëpunimi të ngushtë, morri pjesë si mysafirë në këtë kuvend.
“Isha i nderuar të marr pjesë si mysafir i ftuar në Kuvendin e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ku ishin rreth 150 mjeke dhe mjekë shqiptarë që punojnë në këtë vend” tha Jakurti për “Radio YLberi”
Po ashtu ky Kuvend u përmbyll me një mbrëmje gala, si mysafirë iu bashkuan edhe dy udhëheqësit e sapozgjedhur të Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, Kryetari Dr. Florim Cuculi dhe Nënkryetari Dr. Mentor Bilalli.
/Radio-Ylberi/