News That Matters

U mbajt Kuvendi i Rrjetit të Bisneseve te Diasporës Shqiptar ne Zvicër

Interesim i jashtëzakonshëm i afaristëve shqiptarë për t‘u anëtarësuar në Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër.

Pjesëmarrës në takimin e 21 tetorit 2023, „Diaspora Business Connection“

Të shtunën, më 21 tetor 2023 në një ambient të bukur në Hotelin Hilton në Spreitenbach, me një koktej rasti, u mbajt një takim i Rrjetit të Bisneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër me afaristët shqiptarë. Kuvendin impozant me shumë afariste dhe afaristë shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e Zvicrës, por edhe nga zonat kufitare të Francës dhe Gjermanisë, e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe tre Ambasadorët shqiptarë në Zvicër, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bern Sh. T. Mustafa Nano, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bern Sh. T. Sami Ukelli dhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern Sh. T. Rexhep Demiri, të cilët me nga një fjalë rasti përshëndetën punën e Rrjetit dhe inkurajuan afaristët të vazhdojnë bashkëpunimin.

Presidenti i Bordit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi

Presidenti i Bordit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi, afarist shumë i suksesshëm në Zvicër dhe investitori më i madh nga diaspora në Kosovë, i ftoi afaristët shqiptarë që ti afrohen Rrjrtit për ti bashkuar potencialet e shumta që kemi dhe për të krijuar kështu sinergji dhe bashkëpunime në interesin e të gjithëve një nga një dhe të komunitetit si tërësi.
Pas një rekapitulimi të punës dhjetëvjeçare të Rrjetit dhe një debati konstruktiv, një numër i konsiderueshëm i afaristëve të pranishëm iu bashkangjitën Rrjetit duke u anëtarësuar në të.
Para të pranishëmve u prezantua me video, projekti më i ri, investim milionësh i z. Fehmi Fetahi në kuadër të kompleksit gjigant Vali Ranch.
Në fund, Presidenti i Bordit z. Fehmi Fetahi, nderoi tri zonja, afariste të suksesshme shqiptare në Zvicër: Zonjën Merita Pinta me mirënjohjen „Kryetare e Nderit e RrBDShZ“ dhe zonjën Dr. Fatime Imeri Berisha me mirënjohjen „Anëtare e Nderit e RrBDShZ“ dhe Anëtaren e Kryesisë zonjën Lirije Veselaj e falënderoj me një buqetë lulesh për punën e shkëlqyeshme në „back office“. Ndërkaq, Nënkryetari z. Rexhep Berisha, në emër të Kryesisë, i ndau mirënjihje për punën e suksesshme Presidentit të Bordit të RrBDShZ z. Fehmi Fetahi.

Pas mbylljes së takimit, bashkëbisedimi vazhdoi në atmosferë shumë relaksuese në „Ristorante-Pizzeria Da Paulo“ në Schlieren, pronë e njërit nga anëtarët e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, afaristit të suksesshëm z. Pal Deda.

div.meta-author { display:none; }