
06/04/2022 08:30
Një 23-vjeçar kosovar, banues në Vjenë, thuhet se i ka vënë flakën një shishes me benzinë dhe ka hedhur në hyrje të një diskoteke në Vösendorf (Austri e Ulët)
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur të dielën në mëngjes në një klub nate në Vösendorf (Mödling): Pak pas orës dy të mëngjesit, djaloshi i lindur në Kosovë thuhet se ka mbushur një shishe plastike me benzinë, më pas i ka vënë flakën dhe e ka hedhur në hyrje të klubit të natës. Menjëherë pas kësaj, i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur, bëjnë të ditur mediat austriake, përcjell albinfo.at.