
30/10/2021 09:21
Sot do të luhen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.
Drita do të pret skuadrën e promovuar Malishevën.
“Intelektualët” do të kërkojnë fitoren që të qëndrojnë në luftën për titull, teksa malishevasit do të synojnë që të rikthehen tek rezultatet pozitive.
Në ndeshjen tjetër përballet Dukagjini me Gjilanin.
Skuadra nga Klina do të synojë që të largohet nga zona e rrezikshme, teksa Gjilani fitoren në mënyrë që të kalojë në pozitën e parë.
Teksa, Feronikeli ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Llapianët pas humbjes kundër Dritës do të synojnë që të rikthehen tek fitoret, teksa Feronikeli tek fitoret, për shkak se gjendet në pozitën e fundit në tabelë.
Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:30.