News That Matters

Trepça, thesari nëntokësor që i mbijetoi kohës

09/09/2021 20:30
Trepça, simboli i pasurisë, i të mirave, dhe ardhmërisë së Kosovës.

Kjo ndërmarrje në historinë e saj ka kaluar në telashe dhe probleme të shumta por fal punës së palodhshme të heronjve të nëntokës – minatorëve, ajo iu rezistoi të gjitha kohërave.

Të gjithë mund ta njohim grevën historike të minatorëve të “Trepçës” të vitit 1989 e cila ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

E sot shumë persona që punojnë aty janë familjarë të atyre minatorëve.

Ismail Begu është njëri nga puntorët që në këtë ndërmarrje punon nga viti 1988.
“Çdo ditë vijë në punë me shumë vullnet, dhe si të hyjë këtu i harrojë të gjitha problemet, është ndjenjë tepër e mirë të jesh minatorë” tha ai

Por ai tha se edhe pse shumë vite pas, Trepça vazhdon të përballet me shumë sfida…

Teknologjia e vjetruar, kushtet jo të mira për punë, janë disa nga problemet kryesore të kësaj ndërmarrje, por në mesin e tërë këtyre problemeve vlen të theksohet përkushtimi dhe motivi i drejtuesve dhe punëtorëve.

E Radio-Ylberi, gjatë ditës së sotme qëndroi në minierën e stantërgut, dhe u njohë më afër rreth punës, sfidave, rezultateve dhe synimeve të kësaj ndërmarrje.

Rafet Ibishi, u.d i krye-shefit ekzekutiv na tregoi më shumë rreth ndërmarrjes dhe sfidave të saj gjatë kësaj kohe.

Trepça në fund të vitit të kaluar ishte në prag të falimentimit, por me punën e palodhshme dhe takimeve të rregullta, bisedave me minatorët, fal angazhimit dhe përkushtimit të tyre, sot kjo ndërmarrje ka prodhimtari rekorde për periudhën e pasluftës, dhe ka arritur që t’ia siguroj punëtorëve pagat vetë.

“Që nga muaji dhjetor ndërmarrja Trepça siguron vetë pagat për 1 mijë e 400 punonjës, pa përkrahjen e qeverisë, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe , ia ka dal të shlyejë mbi 2 milionë euro borxhe të trashëguara , trendi i prodhimit është shumë i mirë” tregoi krye-shefi Ibishi.

Ai tregoi që brenda 5 mujorit të parë “Trepça” ka pasur dyfishim të hyrave në krahasim me vitin e kaluar.

Ibishi shtoi se bashkëpunimi mes tyre dhe punëtorëve është jashtëzakonisht shumë i mirë, dhe ndodh që shumë herë punojnë edhe pas orarit.

Ndërsa sukseset që ka arritur kjo ndërmarrje sipas Ibishit është vetëm fal punëtorëve

“Kjo që kemi arritur për kaq muaj një sukses , por nuk mund ta konsideroj sukses personal, ky sukses është vetëm fal punëtorëve dhe punës tyre” shtoi ai

Pra sipas Rafetit problemi kryesor që kjo ndërmarrje ka pasur probleme ekonomike është ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve.

Ndërsa, drejtori i njësisë biznesore Trepça me flotacion, Nexhat Dedia tregoi më shumë rreth stafit dhe punës.

Ai tregoi që bashkëpunimi në mes të punëtoreve është jashtëzakonisht i mirë.

Sipas, Dedies disa nga sfidat e punëtoreve janë mosha e shtyre e tyre, dhe mjetet e punës që janë të stër-vjetruara.

Po ashtu sipas tij kjo ndërmarrje ka nevojë për punëtorë, dhe kushte, por nuk po i lejon ende qeveria.

“Nevojë, kushte për punëtorë të rinj kemi por nuk po na lejon qeveria” shtoi ai

Por sa i përket sigurisë, Dedia shtoi se minierat janë shumë të sigurta dhe konsiderohet si e dyta në Botë për siguri.

Sipas Nexhatit, edhe nëse ndryshohet teknologjia do ketë më shumë prodhime dhe nuk do të këtë ulje të punëtorëve.

Po ashtu sipas dy udhëheqësve të kësaj ndërmarrje nuk është e lehtë ta udhëheqësh, sepse është përballë me probleme të shumta, si nga ana e teknologjisë, ashtu edhe politikës

E kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani tha së gjendja momentale është e mirë, pasi pagat po merren me kohë por kushtet nuk janë të mira

“Trepça ka nevojë që qeveria të investojë për teknologji të re, fuqi punëtore”

Po ashtu, kryetari i sindikatës ka paralajmëruar edhe protesta nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“ Para një muaji kam biseduar me ministrin e zhvillimit ekonomik, ka premtuar qe do diskutojmë për kërkesat tona, nëse nuk plotësohen 6 kërkesat tona do dalim para qeverisë dhe do të protestojmë”

div.meta-author { display:none; }