News That Matters

Trepça fiton ndaj Yllit me këtë rezultat

29/05/2022

Në palestën “13 qershori” në Suharekë po zhvillohet ndeshja e tretë finale e finales së basketbollit në mes të Yllit dhe Trepçës.

Në dy ndeshjet e para ka triumfuar ekipit nga Suhareka.

Në rast se e fiton edhe ndeshjen e tretë Ylli, do të shpallet kampion.

17:00 – Nis finalja e tretë në mes të Yllit dhe Trepçës.

Ndeshja po zhvillohet në palestrën “13 qershori” në Suharekë.

17:18 – Ylli e fiton çerekun e parë kundër Trepçës

20:17 ka përfunduar çereku i parë i finales së tretë të finales Ylli – Trepça.

10 minutat e para janë karakterizuar me një lojë dinamike nga dyja palët.

Mbetet ende të shihet se kujt do t’i takojë ndeshja e tretë.

A do të shpallet kampion ekipi nga suhareka apo loja do t’i takojë mitrovicasve.

17:43 – Përfundon pjesa e parë, Ylli një pikë në epërsi ndaj Trepçës

Kanë përfunduar 20 minutat e para të finales së tretë në mes të Yllit dhe Trepçës.

Rezultati në pjesën e parë në palestrën “13 qershori” është 30:29, në favor të ekipit vendas.

Loja ishte mjaft e shpejt dhe mjaft e fortë.

A do ta fitojë edhe ndeshjen e tretë ekipi nga suhareka a po do të vazhdojë seria e finaleve?

17:58 – Nis pjesa e dytë e finales Ylli – Trepça

Nis pjesa e dytë e finales Ylli – Trepça.

Rezultati aktual është 30:29 në favor të Yllit.

18:30 -LIVE: Çereku i tretë, Trepça në epërsi

Trepça është në epërsi kundër Yllit me rezultat 42:40.

Kanë përfunduar 30 minuta të ndeshjes së tretë finale.

Mbetet të shihet nëse sonte skuadra nga Suhareka do të shpallet kampion apo do të vazhdojë seria e finaleve.

19:30- LIVE: YLLI nuk shpallet kampion

Trepça e ka mposhtur Yllin në finalen e tretë.

Skuadra nga Mitrovica si mysafirë fitoi me rezultat 55:58.

Në këtë ndeshje YLLI nuk arriti të shpallet kampion.

Seria e finaleve do të vazhdojë.

Ndeshja e radhës do të luhet në palestrën “Minatori”.

div.meta-author { display:none; }