14/04/2022. 14:48
Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 10:23, policia është njoftuar se një punëtor i cili ishte duke punuar në një objekt në fshatin Grabanicë, ka ra nga kati i tretë i ndërtesës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Gjithashtu edhe emergjenca Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.
Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.
Policia është duke e hetuar këtë rast.