News That Matters

Tollovi tek vendi ku shiten biletat për finalen Trepça – Ylli, policia përdor sprej

26/05/2022. 11:34
Shumë tifozë kanë bërë tollovi tek vendi ku shiten biletat për ndeshjen finale të dytë mes Trepçës dhe Golden Eagle Ylli, në përpjekje për të siguruar biletat për pjesëmarrje.

Policia është detyruar të përdorë sprej, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Ndeshja e dytë do të mbahet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa e para, të cilën e fitoi Ylli me vetëm një pikë në epërsi, u mbajt në Suharekë.

Ekipi që arrin tri fitore do të shpallet kampion për këtë sezon të Superligës në basketboll.

div.meta-author { display:none; }