
*Nga Selim Izmaku
Tivari ai varr i madh… për shqiptar!
Para shtatëdhjetë e pesë viteve ,në perfundim të Luftës së dytë Botnore.Shumë të rinj i mobilizuan si rekrut në aradhat partizane për mos me u kthye kurr må…
Ku po na i çoni djemt pyeti Nåna Azemine..?.Me e trem gjermanin…! Po kishe u dorzue ai viron…! Duhet me ndjek deri në Istri thanë ata të Nacional Çlirimtares.
I mblodhën djemt ma të mirë të Kosoves.
Donin ta shuanin flakën shqiptare në Kosovë dhe ato koka kryengritse t’i zhduknin nga faqja e dheut.
I çarmatosën në Prizren kinse råndë me bajt armën rrugës.Taman si robër lufte. U nisen në fund mars të ’45 rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar.Kalvari ishte i gjatë dhe rrënqethës, fyes, çnjerzor pa bukë pa ujë,desh -dath.
I futën në ndërtesën tri katshe të Monopolit të duhanit në Tivar.Aty filloj masakra nga katër anët me mitraloz ,me bomba,granata mbi shqiptar.
Ishte një komplot, ishte një grackë për me i zhduk shqiptarët.
U vranë katër mijë e dyqind vetë dhe u hesht katër dekada kjo masakër.
Kush jeni gjallë e nën kufoma çohuni se u fali Tita…tregonte bali Brahim.Gjithmon më kujtohet ai plak te guri i trines së oborrit të tij tue pi duhan dhe një kollë i thatë me një shtullungë tymi përpjetë
Thoshte djemtë e mi atje në Bar(Tivar) u bë kasaphane…Unë dhe Raifi i Shabanit me pesë plagë shpëtuem si në balada. U bå lum gjaku aty! Medet! Syt iu mbushnin lot ofshante thellë. Trim i madh ka qenë!
Nëna Azemine gjithmon tue prit djalin Ramadanin mos po i kthehet tue lanë llamen dhezë dritë me bå…vendin shtruet dhe një vend në sofër…mos po i sjell nata djemt …kanë shkue t’rinj me ëndrra për jetën.Ata s’u kthyen kurrë må.. as Ramadani ,as Ahmeti ,as Jetullahi ,as Tahiri . Dritë paqin! As varri nuk iu dihet.
O,Brahim e Raif s’na u kthyen djemtë…Kthehen oj nanë kthehen.Po çka u bå n’at Tivar..Aty u bå një hata ,një masakër. E djemtë tanë a shpëtuan ?Nuk e di. Po a do të vijnë ndojherë? Do të vijnë oj nanë do të vijnë..
Nåna Azemine vdiq me sy çel në ’71 tue prit birin e saj Ramadanin mos po i vie bregut të fushave.Ajo Nånë Heroinë saher e ka pa ndonjë udhtarë të vonuar të rrugës ka shpresue mos është djali i saj.Këto janë Nånëloket tona !Nåna Azemine e Nåna Bahti shkuen në përjetsi tue prit djemt e tyre!
Liria për shqiptaret është e shtrenjtë