News That Matters

Tifozët e Romës dhe Feyenoordit marshojnë drejt “Air Albania”. Masa të rrepta sigurie për hyrjen në stadium

25/05/2022. 19:54
Futja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania” ka nisur. Në orën 21:00 ekipet e Romës dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’, në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.

Kryeqyteti shqiptar është “pushtuar” nga tifozët e Romës dhe Feyenoordit, ekipe që do të përballen sonte mes tyre në stadiumin kombëtar në finalen e Conference League.

Mbështetësit e dy skuadrave janë nisur për në stadium, ku kanë filluar edhe hyrjet e para. Akomodimi i tyre në stadium ka nisur tre orë para ndeshjes në mënyrë që kur të nisë ndeshja të gjithë të kenë zënë vendet e tyre.

div.meta-author { display:none; }