
01/03/2022 11:36
Një person ka vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Klankosova merr vesh se viktima është nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja për Komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë), i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare ku dhe është konstatuar vdekja e tij.