
*Nga Agim Morina
Lajmi i zi për vrasjen e herojve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në gazetën ‘The Times’ të Londrës, më 19 janar 1982, dy ditë pas atentatit. Një dëshmi që vrasja e tyne bani jehonë në lajmet ndërkombëtare dhe nxori në shesh natyrën kriminale të aparatit shtetnor serbo-jugosllav, krejtësisht të kundërt me atë që propagandohej në atë kohë.
Në këtë lajm thuhet se “Jusuf Gërvalla vdiq disa orë ma vonë në spital. Ai akuzoi policinë sekrete jugosllave se ajo qëndronte prapa këtij sulmi.”
Jusufi, edhe në frymën e fundit, tue luftu kundër shtetit përbindësh jugosllav, me shpresën që gjaku i tij dhe i shokëve të tij do të ndriçojë rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe drejt bashkimit me Shqipninë.
E, pra, gjaku i derdhun i këtyre tre pishtarëve të hershëm të lirisë nuk shkoi huq. Sot ata pushojnë në dheun e Kosovës së lirë. Ata ishin dhe mbetën kanjusha, që paralajmëruen pranverën e lirisë që po vinte.