
14/04/2022 08:19
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj, ka bërë të ditur se dje ka vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Kilaj i ka quajtur ish-krerët e UÇK-së “themelues të Republikës së Kosovës”.
“Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm, shpresa e besimi që përcollën te unë, më bënë të ndjehem krenar që pata mundësinë të i njofë në luftë e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre”, ka shkruar Kilaj në Facebook.