
29/09/2021 14:34
Autoblindat e vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën janë tërhequr që aty sot.
Dy “lazarë” dhe dy “milos” ishin stacionuar në Rashkë, 2km larg Jarinjes.
Derisa autoblindat ishin vendosur pranë kufirit, Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq kishte deklaruar se është rritur gatishmëria luftarake.
Trupat e KFOR-it pastaj u vendosën aty, në përpjekje për ta ruajtur stabilitetin e situatës dhe si duket edhe kjo ka qenë faktor në këtë tërheqje.