
11.01.2022
Meteo-Kosova njofton se sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale bore, të cilat më të intensifikuara pritet të jenë vonë pasdite.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 3°C.