News That Matters

Temperaturat sot do të arrisin deri në 35 gradë Celsius

24/07/2022. 11:22
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin reshje sporadike në viset e ulëta , ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

div.meta-author { display:none; }