News That Matters

Telat e rrymës mbysin lopën në Abri të Skenderajt, të rrezikuara edhe lopët tjera

Telashet me rrymën elektrike kanë shkaktuar dëme të mëdha në një familje në fshatin Abri e Poshtme në komunën e Skenderajt.

Kabllot elektrike të cilat kishin rënë përtokë dje në këtë fshat, kanë mbytur një lopë dhe ka rrezikuar edhe disa të tjera.

Sinjali mëson se pronari i bagëtive ka bërë të ditur se lopët ishin duke kullotur në momentin që njëra nga to ka prekur kabllon që kishte rënë në tokë dhe si pasojë ka ndodhur.

Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë

Sipas tij, vlera e lopës ishte rreth 2 mijë euro, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i KEDS-it.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

div.meta-author { display:none; }