News That Matters

Të premten,Osmani i adresohet Kuvendit

15/12/2021 17:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalimin e saj vjetor, të premten, në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi, thuhet se ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte nën drejtimin e kryekuvendarit, Glauk Konjufca.

“Konform kërkesës, kryesia vendosi që seanca të mbahet të premten, më 17 dhjetor, në orën 11:00, për të bërë shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022”.

“Paraprakisht, në orën 10:00, Kuvendit do t’i adresohet presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Në të njëjtën ditë do të shqyrtohen edhe pikat e mbetura nga seanca e kaluar,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi.

div.meta-author { display:none; }