
24/06/2022. 18:39
Teatri i Qytetit “Muharrem Qena” me datë 27.06.2022, duke filluar nga ora 20:00, do të shfaq premierën “Vampiria”, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”.
Me këtë rast, ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë shfaqje teatrale me skenar dhe regji të Ard Islami, ku do të luajnë Agan Asllani, Qëndresë Jashari, Fisnik Ademi, Arbnorë Nuha dhe Mehmet Preteni.
Teatri “Muharrem Qena” njofton se për nder të bashkatdhetarëve nga diaspora gjatë muajit qershor dhe korrik të gjitha shfaqjet do të jenë pa pagesë për shikuesit.