
10/09/2021 09:05
Të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 13:00.
13/09/2021
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:
Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 12 gusht 2021:
Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.
IV. Përgatitjet për seancë plenare