News That Matters

Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

12/12/2021 12:02

Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës që kanë rënë gjatë natës e që po vazhdojnë edhe sot.

Nga Ministria e Infrastrukturës kanë konfirmuar për Klankosova.tv se edhe rrugët në zonat malore si Kullë, Bogë e Bajgorë ku mbrëmë ka pasë telashe janë të hapura.

“Sipas informatave nga terreni nga menaxherët rajonalë dhe të autoudhëve gjendja e rrugëve është e mirë. Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë kohës në pastrimin e rrugëve”, kanë thënë nga kjo ministri.

MI-ja ka apeluar që në viset malore të vozitet me kujdes të shtuar.

div.meta-author { display:none; }