
05.09.2021. 09:14
Këtë të diel pothuajse të gjitha pikëkalimet kufitare të vendit mund të kalohen pa shumë pritje.
Pika në Merdarë që zakonisht është më e ngarkuara ndër të tjerat, mëngjesin e kësaj të diele mund të kalohet pa vështirësi ku pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta.
Pas saj është ajo në Vërmicë ku pritjet në dalje janë nga 5 deri në 10 minuta teksa pikat tjera kufitare kanë më pak pritje.
Më poshtë mund të gjeni pritjet në hyrje-daljet në gjitha pikat kufitare të vendit.