
Organizohet aktiviteti që ndërlidhet me sensibilizimin dhe kujdesin e sëmundjes së glaukomës.

Këta janë mjekët specialistë të Oftalmologjisë në udhëheqjen e këtij aktiviteti.
Organizimi i aktivitetit ndërlidhet me javën botërore të glaukomës, e cila shënohet me 10-16 Mars. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi, informimi rreth rrezikut të sëmundjes si dhe kontrollit të glaukomës.
Organizimi i kësaj kampanje është për herë të parë në vendin tonë.


Kampanja e sivjetme është me moton “Të bashkuar për një botë pa glaukomë”. Arsyeja e shënimit të kësaj kampanje në tërë botën, edhe në Kosovë, është thirrje për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin qasjen ndaj pacientëve me glaukomë.
Glaukoma është shkaktari numër një i verbimit të pakthyeshëm, ndërsa aktualisht në mbarë botën 78 milion njerëz jetojnë me glaukomë, numër që pritet të rritet në111.8 milion, deri në vitin 2040.
Megjithatë, në vendet në zhvillim rreth 90% e popullatës nuk janë të diagnostikuar dhe rrjedhimisht nuk marrin trajtimin e duhur.
Sëmundja fillon pa simptoma, prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të kryejnë vizitat oftalmologjike sepse shikimi i humbur nuk mund të kthehet dhe njeriu mund të verbohet.