News That Matters

Tallje epike për tavolinën ku Putini e uli Macronin në takim

08/02/2022 133:00
Takimi i tyre ishte një ndër lajmet kryesore në mediet e huaja, sigurisht, për shkak të rëndësisë së temës që ishin duke e diskutuar shmangien e luftës në Ukrainë.

Megjithatë, dikush në rrjetet sociale u përkujdes që një hollësi të takimit mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ta shndërronte në shaka.

Për këtë qëllim shërbeu tavolina me madhësi të jashtëzakonshme e Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri.

Përmes një montazhi të thjeshtë, në një video të shkurtër, Macroni dhe Putini duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë, pasi tavolina luhatet si në luhatëse.

div.meta-author { display:none; }