News That Matters

Takimi i Këshillit të Sigurisë: Institucionet e Kosovës të bashkuara t’i përgjigjen çdo situate

31/07/2022. 13:46

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Zyra kryeministrit ka bërë të ditur se nga nesër hyn në fuqi zbatimi i vendimit për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e tyre thuhet se institucionet e Kosovës të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, thuhet tutje në komunikatë.

div.meta-author { display:none; }