News That Matters

Tahiri (PDK): Nuk ka ndodhë asnjëherë që pushteti ta bllokojë formimin e Komisionit Parlamentar

21/04/2022. 15:23

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë që përreth dy orë gjatë mbledhjes së Kryesisë është diskutuar për çështjen e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Tahiri ka përsëritur se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim pa u themeluar Komisioni hetimor për energjinë.

“U bënë pothuajse dy orë nga kjo mbledhja e qeverisë dhe e tëra ishte për komisionin hetimor – një çështje kjo e ngritur nga PDK-ja. Kemi pasë një debat të gjatë, pse duhet të themelohet një komision i tillë hetimor, për një hetim parlamentar të detajuar për çdo procedurë të blerjes së energjisë elektrike me mbi 100 milion euro taksa të qytetarëve të Kosovës. Pastaj, punësimet në KEK që është raportuar me një abuzim jashtëzakonisht të madh”.

Tutje Tahiri tha që një kërkesë e tillë e PDK-së është inicuar edhe më herët nga gjashtë deputetë.

“Kjo kërkesë e PDK-së për themelimin e këtij komisioni nuk daton vetëm me kërkesën e fundit, por e kemi pasë edhe një kërkesë më herët të iniciuar nga gjashtë deputetë, një kërkesë për themelimin e Komisionit me temë hetimin e blerjes së energjisë elektrike, i cili ishte rrëzuar me votë nga VV-ja. Kemi kërkuar kompromis nga mazhoranca. Një gjë e tillë na është mohuar. Është hera e parë që pozita nuk e voton një Komision hetimor parlamentar”.

“Nuk ka ndodhë asnjëherë edhe kur ka qenë PDK-ja në pushtet, pra nuk ka ndodhur edhe një herë që pushteti ta bllokojë themelimin e një komisioni hetimor”, tha ai.

div.meta-author { display:none; }